Babai bllokohet në makinë me dy vajzat e vogla, shikoni se çfarë ndërhyrje bëjnë zjarrfikësit

 Babai bllokohet në makinë me dy vajzat e vogla, shikoni se çfarë ndërhyrje bëjnë zjarrfikësit

Një ndërhyrje heroike e disa zjarrfikësve i ka shpëtuar jetën një familje që kishte mbetur e bllokuar në tarracën e makinës së tyre.

Në makinë, një baba kishte mbetur i bllokuar me dy vajzat e tij të mitura. Automjeti ishte përfshirë plotësisht nga uji, si pasojë e përmbytjeve masive në zonë.

Një prej zëdhënësve të forcave zjarrfikëse atje, tha se familja po udhëtonte në rrugë, në momentin kur është marrë përpara nga vala e ujit për disa metra, derisa ngeci në një vend. Duke parë se niveli i ujit po mbulonte makinën dhe rrezikonte vajzat, babai ka mundur të dalë nga tarraca e automjetit dhe ka pritur derisa ka mbërritur ndihma.

Ngjarja ka ndodhur në Tukson të Arizonës, SHBA.