BE-ja heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë dhe dy vende të tjera të Ballkanit

 BE-ja heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë dhe dy vende të tjera të Ballkanit

Shtetet anëtare të BE-së kanë vendosur këtë të mërkurë për heqjen e kufizimeve të udhëtimit (për shkak të pandemisë) për shtetasit nga Shqipëria.

Mes Shqipërisë, në listën e shteteve që përfitojnë heqjen e kufizimeve në Ballkan, janë Maqedonia e Veriut dhe Serbia (lista përmban po ashtu shtete të tjera si SHBA, Libani, etj)

Siç raporton “Reuters”, vendimi erdhi gjatë mbledhjes së ambasadorëve të BE-së dhe do të bëhet efektiv brenda pak ditëve.

Pavarësisht këtij vendimi, shtetet anëtare të BE-së mund të kërkojnë një test negativ për Covid e madje një periudhë karantine. Kjo sepse çdo vend anëtar i BE-së e konsideron kompetencë kombëtare çështjen e shëndetit.