Një pamje e pazakontë në Australi

 Një pamje e pazakontë në Australi

Fotot e mësipërme vijnë nga Viktoria, Australi. Dhe kjo pëlhurë e madhe që ka mbuluar të gjithë lëndinën, është krijuar nga merimangat. Miliona prej tyre kanë mbushur pjesë të mëdha të Viktorias me pëlhurë, duke lënë shumë njerëz të habitur (e shumë të frikësuar).

Fenomeni i pazakontë ndodhi disa ditë pas një përmbytje masive në zonë. Ashtu siç e shpjegoi profesor Dieter Hochuli, nga universiteti i Sidneit, një pamje e tillë nuk është dhe aq shumë e pazakontë.

“Fenomeni në fjalë është i zakonshëm pas përmbytjeve. Ky lloj i merimangave quhet “rrjetë fletë” (sheet web spider). Të tilla merimanga jetojnë duke u ushqyer me një varitet insektesh nëntokë. Rrjeta e tyre është disi ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim, pasi është e sheshte si një fletë apo çarçaf.

Kur bien reshje dhe krijohen përmbytje të mëdha, këto merimanga s’mund të jetojnë poshtë tokës dhe bëjnë po të njëjtën gjë që bëjmë dhe ne njerëzit. Ato lëvizin në terren më të lartë”-tha profesori për 7news.com.au

Video e mëposhtme u publikua nga Reuters