Pamje të trishta, çifti i të moshuarve përplaset nga makina, shoferi ikën nga vendngjarja

 Pamje të trishta, çifti i të moshuarve përplaset nga makina, shoferi ikën nga vendngjarja

Më poshtë po publikojmë disa pamje me të vërtetë të trishta, ku një çift të moshuarish përplasen nga një automjet. Një video e cila tregon edhe njëherë sesa shumë kushton papërgjegjshmëria në timon.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ndërsa këtë të mërkurë në media u publikua kjo video e aksidentit, që tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit, dukshëm është duke ecur me shpejtësi të lartë. Teksa merr kthesën, godet një grua e një burrë. Ky i fundit çohet në këmbë menjëherë, ndërsa gruaja, 70 vjeçare, dergjet në tokë.

Sipas autoriteteve, shoferi është një 22 vjeçar. I riu pasi ka goditur të moshuarit nuk ka ndaluar, përkundrazi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Një 22-vjeçar që aksidentoi një të moshuar dhe u largua nga vendi i ngjarjes është shpallur në kërkim. Mësohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim  E. Z., 22 vjeç,

I riu ka aksidentuar ditën e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, A. G., 74 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendngjarja. E moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Më poshtë mund të gjeni një video sensibilizuese në lidhje me aksidentet rrugore.