BE lejon lëvizjen e lirë për shqiptarët, çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët

 BE lejon lëvizjen e lirë për shqiptarët, çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët

Duke filluar nga sot (e enjte 18 qershor), qytetarët nga Shqipëria (Maqedonia e Veriut e Serbia) mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetet e unionit do të heqin kufizimet për udhëtimet jo thelbësore. Këtë të premte, Këshilli i Bashkimit Europian përditësoi listën për lejimin e udhëtimit për vendet jo anëtare të BE-së (për të parë vendimin klikoni këtu)

Një lajm i mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët mund të udhëtojnë lirshëm edhe nëse s’janë të vaksinuar.

Por pavarësisht këtij vendimi pozitiv, shëndetësia është një çështje me karakter kombëtar. Kjo do të thotë se shumë shtete të BE-së mund të kenë kërkesa specifike për të lejuar udhëtimet jo esenciale. Me fjalë të tjera, disa shtete të unionit mund të kërkojnë nga qytetarët që duan të udhëtojnë atje, një test PCR, 72 orë para udhëtimit.

Në raste të veçanta, mund të vendoset dhe kufizimi i karantinës edhe pse një opsion i tillë nuk pritet të ndodhë. Në raste të tjera masat mund të jenë edhe më të lehta, duke nënkuptuar se do të mjaftojë një test i thjeshtë i shpejtë.

Për më shumë informacione lidhur me secilin shtet anëtar dhe rregullat që ata do të aplikojnë, mund të kërkoni në sitin https://reopen.europa.eu/en (siti do të përditësohet)

PËRDITËSIM/ Ministria e Jashtme tregon se çfarë ju nevojitet për të udhëtuar drejt Greqisë

PËRDITËSIM/ MEDIA GREKE: Pas vendimit të BE-së, si do të hapen kufijtë

median greke është publikuar lajmi se kufijtë e Greqisë do të hapen për udhëtimet jo esenciale duke filluar nga 28 qershori. Sipas medias greke, autoritetet do të njohin testin e shpejtë (antigen test) dhe do të lejojnë hyrjen e shtetasve të huaj. Gjithashtu thuhet se do të ngrihet limiti i moshës për testimin e fëmijëve (ishte nga 6 e sipër, bëhet 12 e sipër).

Përditësim/ Gjermania heq kufizimet

Duke filluar nga dita e dielë, Gjermania do të lejojë shtetasit nga Shqipëria (Maqedonia e Veriut e Serbia) që të udhëtojnë lirshëm, pa nevojën për të justifikuar arsyen e udhëtimit. Për të shkuar në Gjermani, do të duhet një test PCR.

Detajet i ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Tiranë