“Bir, më hoqën nga puna” Historia e një të riu, që bëri të pamundurën për të lumturuar nënën

 “Bir, më hoqën nga puna” Historia e një të riu, që bëri të pamundurën për të lumturuar nënën

Çfarë do të bënit për t’i dhuruar buzëqeshjen nënës? Gjithçka, apo jo?

Më poshtë po ju përcjellim historinë e një të riu që bëri gjithçka për nënën e tij 75 vjeçare, e cila kishte punuar të gjithë jetën e saj si një pastruese, plot 50 vite.

Rebeka Danixhelis, i dërgoi një mesazh zanor të birit duke i thënë:

“Sapo më pushuan nga puna. Thjesht doja të ishte në dijeni. Më merr në telefon kur të kesh kohën”

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

Djali i saj Shon- Piere e telefonoi të ëmën dhe më pas të dy u takuan. Shoni punon si një gazetar i lirë (freelance) dhe kur takoi të ëmën e gjeti thellësisht të mërzitur. Gjeti në sytë e saj zhgënjimin dhe ndjesitë që të sjell ardhja e moshës. Për një njeri që ka punuar të gjithë jetën, është jo pak e lehtë të kuptosh që tashmë s’mund të punosh dot.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

Të dy kërkuan për punë të tjera. Por përgjigjet ishin negative. Gruaja u dorëzua. Por jo i biri. Ai vendosi që të mos e lërë të vetme nënën. Mblodhën disa rroba dhe u nisën me makinë në një udhëtim të gjatë. Mbase më të bukurin e jetës së kësaj gruaje në moshë.

Shoni i kërkoi nënës të bënte një listë, me të gjitha dëshirat e saj të paplotësuara. Si përshembull, vajtja në një kurs kërcimi.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

Shoni e dërgoi nënën e tij në atë kurs. Ose eksperienca teksa mjel qumësht.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

Shoni e çoi nënën në një fermë. Apo dëshira për të ‘fluturuar’. Edhe këtë e bëri Shon për nënën.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

E shumë e shumë të tjera dëshira që kjo grua i kishte çuar ndërmend, por kurrë nuk kishte marrë guximin për t’i bërë realitet.

Nuk mbaron me kaq. Të gjitha këto eksperienca, Shoni i filmoi dhe në përfundim të tyre, bëri dhe një film të shkurtër për nënën, të cilën e transmetoi në një prej kinemave të qytetit.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

Këto ishin të gjitha çka bëri një djalë, për nënën… kurse kjo e fundit, dha këtë mesazh të bukur.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për nënën tuaj, është koha. Ju duhet t’i kushtoni kohë nënave tuaja”

Më poshtë mund të gjeni momentet e këtij udhëtimi dhe të shikoni se çfarë bën një njeri për nënën.

Historia u publikua nga emisioni “On the Road” në median amerikane CBS/ Përshtati Shqiptarët për Shqiptarët”