Në aksident humbën jetën 4 vetë, momenti kur dy familjet përqafohen në ceremoninë e varrimit

 Në aksident humbën jetën 4 vetë, momenti kur dy familjet përqafohen në ceremoninë e varrimit

Të dielën një aksident i rëndë ndodhi në rrugën Ferizaj- Shtimë në Kosovë, ku për pasojë ndërruan jetën 4 persona dhe një grua mbeti e plagosur rëndë.

4 viktimat ishin të gjithë anëtarë të familjes Ramadani. Policia njoftoi se shkak i aksidentit u bë lëvizja e drejtuesit të automjetit tjetër (Audi), me të cilën u përplas makina ( Volkswagen Golf 2) ku pati 4 viktima.

Ditën e djeshme në Shtimë u varrosën 4 të ndjerët e familjes Ramadani. Të pranishëm në varrim ishin dhe anëtarët e familjes Musliu, prej së cilës vjen dhe drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident. Në ceremoni, të dy përfaqësuesit e familjes janë përqafuar mes tyre, si një shenjë vëllazërimi dhe mosmbajtje të ndjenjave hakmarrëse mes tyre.

Ndërmjetësues për “faljen e gjaqeve” kanë qenë kryetarët e komunave, Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes.

Videon e momentit, e ka përcjellë media kosovare, të cilën mund ta gjeni duke klikuar KËTU