Tjetër krim në familje! Burri vret me sëpatë të shoqen, më pas i jep fund vetes

 Tjetër krim në familje! Burri vret me sëpatë të shoqen, më pas i jep fund vetes

Një tjetër krim në familje. Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, një burrë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, i ka marrë jetën të shoqes e më pas vetes.

56 vjeçari Qemal Bici ka qëlluar bashkëshorten me sopatë. 53 vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë, ndërsa më tutje burri i ka marrë jetën vetes duke u vetëvarur.

Fëmijët e çiftit nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e krimit dhe kanë qenë ata që kanë gjetur prindërit të pajetë.

Ndërkohë policia dha këtë njoftim për ngjarjen.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.