Bombula e gazit shpërthen në banesën e të moshuarve

 Bombula e gazit shpërthen në banesën e të moshuarve

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Në shtëpi ndodheshin një çift të moshuarish të cilët kishin ndezur bombulën për të gatuar, në momentin kur ajo ka shpërthyer në flakë e tym. Fatmirësisht asnjë prej të moshuarve nuk ka marrë lëndime serioze.

Për të evituar përhapjen e flakëve, i zoti i shtëpisë ka arritur ta largojë bombulën që ndodhej në aneksin e shtëpisë, duke pësuar kësisoj disa dëmtime të lehta në duar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e autoritetet policore, ndërsa i zoti i shtëpisë është dërguar në spital