Bulqizë, një minator 52 vjeçar ndërron jetë

 Bulqizë, një minator 52 vjeçar ndërron jetë

Një ngjarje trishtuese në minierën e Bulqizës. Një minator ka ndërruar jetë gjatë punës në minierë. Autoritetet përcollën lajmin. I ndjeri me inicialet S.D ishte 52 vjeç.

“Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç, (minator).

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.