“Çfarë mund t’u thuash këtyre njerëzve, që duan të ikin nga lufta, të shpëtojnë fëmijët?”

 “Çfarë mund t’u thuash këtyre njerëzve, që duan të ikin nga lufta, të shpëtojnë fëmijët?”

Në stacionin e trenit në Lviv, atje ku qindra ukrainas shkojnë përditë në orvatje për të shpëtuar nga lufta. Skena të dhimbshme gjen përherë këtu, ashtu siç raporton nga vendi i ngjarjes korrespondenti i BBC-së Fergal Keane.

Pikërisht në momentet e filmimit, një nënë që ngre sipër kokës karrocën me fëmijën e saj brenda. Pamjet janë të trishta pasi shumica e atyre që duan të largohen janë gra, nëna me fëmijë apo njerëz që mbase e kanë humbur shtëpinë e tyre.

Kjo është e fundit herë për t’u ngjitur në tren, një tren që do t’i dërgojë në Poloni apo Hungari. Ka dëshpërim, siç e dëgjoni në britmat e tyre. Në dëshpërim, siç e ka natyra njerëzore, të gjithë duan të ikin. Kjo është lufta, nuk është përherë ajo ana më fisnike apo vetësakrifikuese që mund të shihni… çfarë mund t’u këtyre njerëzve që duan të ikin, duan të largohen nga lufta?”-thotë korrespondenti i BBC-së Fergal Keane.