Pamje dramatike, rusët po sulmojnë me raketa në qendër të Karkivit

 Pamje dramatike, rusët po sulmojnë me raketa në qendër të Karkivit

Pamje dramatike, rusët po sulmojnë me raketa në qendër të Karkivit

Një kamera sigurie ka regjistruar pamje me të vërtetë dramatike nga Karkiv, qyteti i dytë më i rëndësishëm në Ukrainë.

Pak para goditjes në një godinë qendrore të qytetit, nga pamjet dallohet teksa aty kalojnë disa makina.

“Goditjet barbare të raketave ruse në qendër të Karkivit, në sheshin e lirisë. Putin është i paaftë të thyejë Ukrainën. Ai po bën krime lufte për shkak të zemërimit, po vret njerëz të pafajshëm. Bota mundet e duhet të bëjë më shumë, rriteni presionin, isolojeni plotësisht Rusinë”-shkruan Ministri i Jashtëm Ukrainas, teksa përcjell pamjet e rënda.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ekipet e shpëtimit po kërkojnë mes rrënojave me shpresën se dikush mund t’i ketë shpëtuar goditjes. Ende nuk dihet sesa civilë kanë humbur jetën si pasojë e kësaj goditje në qendër të qytetit.