FIFA dhe UEFA përjashtojnë Rusinë dhe të gjitha ekipet e tyre nga çdo garë

 FIFA dhe UEFA përjashtojnë Rusinë dhe të gjitha ekipet e tyre nga çdo garë

Organiazatat e futbollit kanë braktisur tashmë të gjitha ekipet ruse e kombëtaren e Rusisë nga çdo kompeticion futbolli.

Përmes një deklarate të përbashkët, FIFA dhe UEFA kanë vendosur për përjashtimin e kombëtares ruse dhe ekipeve të këtij shteti nga të gjitha garat ndërkombëtare.

Një tjetër vendim i marrë është dhe mbarimi i bashkëpunimit mes UEFA-s dhe gjigandit rus të gazit Gazprom, një prej sponsorëve më të mëdhenj në Champions League, Euro 2024, etj.

Në deklaratën e përbashkët thuhet:

“Duke ndjekur vendimet e mëparshme të adoptuara nga Këshilli I FIFA-s dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të cilat parashikuan vendosjen e disa masave, FIFA e UEFA vendosën sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qoftë kombëtare apo klubet, të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e zhvilluara nga FIFA e UEFA, deri në një njoftim të dytë.

Këto vendime u morën sot nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, respektivisht dy trupat me vendimarrjen më të lartë në institucione përsa i përket çështjeve urgjente.

Futbolli është tërësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës. Të dy drejtuesit (FIFA/ UEFA) shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet shpejt, që futbolli të jetë sërish një vektor i unitetit dhe paqes mes njerëzve”-thuhet në deklaratë.