Ukrainë- Rusi, çfarë dakordësuan palët në takim? Pas bisedimeve, ja çfarë ndodh në Kiev

 Ukrainë- Rusi, çfarë dakordësuan palët në takim? Pas bisedimeve, ja çfarë ndodh në Kiev

Ka përfunduar tashmë takimi mes delegacioneve të Kievit e Moskës, e duket se e vetmja gjë për të cilën është rënë dakord, është fakti se duhet të vijojnë bisedimet.

Të paktën kështu raportojnë deri më tani mediat e huaja, të cilat shtojnë se delegacionet kanë rënë dakord që fillimisht të konsultohen pas zhvillimit të bisedimeve për raundin e radhës.

“Ramë dakord që të vijojmë me negociatat”-tha drejtuesi i delegacionit rus Vladimir Medinski, ashtu siç raportoi REL. Medinski shtoi se takimi i radhës do të bëhet në ditët në vijim në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë.

“Negociatat janë të vështira. Gjithsesi, nuk kemi ultimatume në tavolinë deri më tani. Fatkeqësisht pala ruse është ekstremisht e njëanshme në lidhje me procesin destruktiv që ka lëshuar”-tha në një postim në twitter këshilltari i presidentit Mykhailo Podolyak 

Por fill pas mbarimit të diksutimeve, duket se pala ruse ka nisur luftimet. Të paktën kështu raporton një media ukrainase, e cila përcolli këtë video