Devoll, një hajdut u merr jetën dy grave në tentativë për të vjedhur banesën e tyre

 Devoll, një hajdut u merr jetën dy grave në tentativë për të vjedhur banesën e tyre

Policia ka vënë në pranga një 36 vjeçar i cili hyri në banesën e një familje në fshatin Progër (Devoll) për të vjedhur, duke i marrë jetën dy grave në moshë të thyer.

36 vjeçari me inicialet A.Z ka shkuar të vjedhë banesën por ka hasur në rezistencën e dy grave (nuse e vjehrrë) të cilat i ka rrahur me sende të forta, duke u shkaktuar vdekjen. Pas krimit të dyfishtë i riu është larguar, por për jo shumë kohë. Autoritetet e kanë identifikuar dhe vënë në pranga.

“… shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër. Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.