Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit, pas mësueses i shoqi vdes prej pikëllimit

 Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit, pas mësueses i shoqi vdes prej pikëllimit

Irma Garsia, ishte një ndër dy mësueset që mbetën të vrara të martën, pas një sulmi me armë që ndodhi në Uvalde të Teksasit. Një adoleshent shkoi i armatosur në shkollë dhe u mori jetën 19 fëmijëve. Në mesin e viktimave, ishin dhe dy mësuese, që u munduan të shpëtojnë nxënësit nga plumbat. Irma, 46 vjeçe dhe nënë  e 4 fëmijëve, mbeti e vrarë.

E duket se pasi mësoi për ngjarjen, i shoqi i 46 vjeçares s’mundi ta përballojë dot dhimbjen. Ditën e djeshme ai shkoi pranë shkollës ku e shoqja kishte dhënë mësim për klasat fillore prej 23 vitesh. Xho Garsia vendosi lule në memorialin e vendosur aty dhe disa minuta më pas ran ë tokë. Ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak.

Lajmin e përcollën familjarë të familjes Garsia. Nipi i Irmës skroi në rrjetin social se Xho ndërroi jetë

“Thellësisht zemërthyer, na duhet të njoftojmë se Xho Garsia ndërroi jetë si pasojë e pikëllimit. Nuk kam fjalë për të shpjeguar se çfarë po provojmë. Ju lutem, lutuni për familjen tonë. Zoti pastë mëshirë për ne, kjo nuk është e lehtë”