Konsumon aksidentalisht alkool në vend të ujit, ndërron jetë dy vjeçari në Devoll

 Konsumon aksidentalisht alkool në vend të ujit, ndërron jetë dy vjeçari në Devoll

Një ngjarje trishtuese ka ndodhur në fshatin Sul të Devollit, atje ku një 2 vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht. Autoritetet konfirmuan se dy vjeçari ka konsumuar pa dashje alkool (raki) në vend të ujit, nga një shishe që familjarët kishin lënë në banesë.

2 vjeçari ka marrë një shishe gjysëm litërshe duke menduar se është ujë dhe ka nisur ta konsumojë. Nga të dhënat paraprake, rezulton se vogëlushit i është bllokuar frymëmarrja. Ka qenë nëna e të miturit ajo që ka gjetur të birin, i cili është dërguar në spital. Siç njoftuan autoritetet, 2 vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete.

“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.

Lexo edhe: Risku i helmimit të fëmijëve nga ilaçet, studiuesi: I ndodhi familjes sime, s’ka pse t’ju ndodhë juve