Tiranë, dy fëmijë të mitur mbyten në liqenin e Prushit

 Tiranë, dy fëmijë të mitur mbyten në liqenin e Prushit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Prush të Tiranës. Dy fëmijë të mitur janë mbytur në liqenin e fshatit.

Në liqen kanë hyrë për t’u larë 6 fëmijë. 4 kanë mundur të dalin, por dy jo.Viktimat janë fëmijë të moshave 11 dhe 13 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, autoritetet kanë shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen e dy trupave të fëmijëve.

“Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.