Dy fëmijët ia vrau i shoqi, 38 vjeçarja shqiptare zgjohet nga koma! Çfarë shkruan media gjermane

 Dy fëmijët ia vrau i shoqi, 38 vjeçarja shqiptare zgjohet nga koma! Çfarë shkruan media gjermane

“Pas vrasjes së dyfishtë në Glinde, nëna e dy fëmijëve të ndjerë zgjohet nga koma”

Ky është titulli i artikullit të publikuar këtë të enjte nga media gjermane BILD, e cila ka përcjella të tjera të dhëna mbi tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë, ku një 44 vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje dy fëmijët e mitur 11 e 13 vjeçare, të shoqen e në fund i dha fund vetes.

BILD shkruan se e vetmja që i mbijetoi tragjedisë ishte Avdije R, nëna 38 vjeçare e cila më në fund ka dalë nga koma.

“Sesi e ka përjetuar vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu të shoqin të kryente aktin e rëndë, 38 vjeçarja ende nuk është pyetur”-shkruan media gjermane, e cila po ashtu citon dhe prokurorin publik.

“Ajo ende nuk është marrë në pyetje, pasi një veprim i tillë nuk është i justifikueshëm ende, duke patur parasysh gjendjen e saj shëndetësore”-tha prokurori këtë të enjte.

Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, 44 vjeçari i ka qëlluar fëmijët me nga një të shtënë të armës e më tutje veten. Përpara këtyre akteve mizore, ai ka qëlluar të shoqen.

Ekspertët gjetën në shtëpinë e familjes shqiptare të paktën 8 gëzhoja. Hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin se 44 vjeçari nuk ka patur një licencë për armë, një detaj që mund të hedhë dritë më tutje për motive e krimit, të cilat ende mbeten të paqarta.