E gjetën kur evakuonin të moshuarën, qenushi që i sjell buzëqeshje ekipeve të shpëtimit në Turqi

 E gjetën kur evakuonin të moshuarën, qenushi që i sjell buzëqeshje ekipeve të shpëtimit në Turqi

Një grup i ekipit të shpëtimit në Turqi iu përgjigj një thirrje për ndihmë në rrethin e Manavgat, ku një grua në moshë ishte bllokuar dhe rrezikohej prej zjarrit. Ekipi shkoi në lagjen Gebeci dhe e shpëtoi të moshuarën, por gjatë aksionit atje, një prej punëtorëve pa një qenush të vogël dhe e mori me vete.

Ekipi i shpëtimit më tutje u rikthye tek qendra rinore në Manavgat, e cila shërben si një qendër koordinimi për gjendjen emergjente me zjarret në atë zonë.. I riu që e mori qenushin i tregoi medias vendase se të gjithë punëtorët e njerëzit që vijnë në qendër, gjejnë një moment qetësie kur shohin apo luajnë me qenin. Ai thotë se ‘Yanik’ është kthyer në një simbol pozitiv, për të gjithë punonjësit atje.

“Ndodheshim në Gebeci. Qenin e pamë atje dhe s’na e bëri zemra për ta lënë të ikte. E morëm tek qendra… Kur e sollëm në qendër ai ishte i rraskapitur dhe i lodhur. I dhamë ushqim dhe ujë, ai u shërua. Të rinjtë tanë këtu janë të interesuar për të. Ai duket më i shëndetshëm. Ai u bë maskota jonë këtu. Ne e quajtëm atë ‘Yanik’ sepse e gjetëm pranë flakëve”, shtoi punonjësi, i quajtur Ekrem Tekin.