Ende nuk ka bërë 1 vjeç, prej 20 ditësh i intubuar! Nëna përgjërohet për ndihmën e shqiptarëve

 Ende nuk ka bërë 1 vjeç, prej 20 ditësh i intubuar! Nëna përgjërohet për ndihmën e shqiptarëve

“Unë jamë nëna e Oanit, i lutem shqiptarëve të më shpëtojnë fëmijën… ju lutem”

Këto pak fjalë mund të nxjerrë nga goja kjo nënë. Prej 20 ditësh sheh të birin 11 muajsh të intubuar në spital.

Oani ishte një fëmijë plot jetë por pas një ndërhyrje jeta e tij tashmë është në rrezik. E vetmja shpresë e dhënë për t’i shpëtuar jetën është një kurim jashtë shtetit, të cilën familja e vogëlushit e ka të pamundur ta përballojë.

Nëna e vogëlushit iu drejtua “Shqiptarët për Shqiptarët” me shpresën se do të ndodhe mrekullia dhe Oani do të mund të jetojë.