“Erdhi babi, na tha shtëpinë do e lëshojmë për shkollë” Një rrëfim për kohën e luftës në Kosovë

 “Erdhi babi, na tha shtëpinë do e lëshojmë për shkollë”  Një rrëfim për kohën e luftës në Kosovë

“Në vitet 90’ erdhi baba e na tha se shtëpinë do e lëshojmë për shkollë. Faktikisht në këtë shtëpi- shkollë në kena pas me hy (për të jetuar) dy javë para se të vijë vendimi për ta lëshuar për shkollë. Kështuqë nga vitet 90 deri në vitin ’94, shtëpia është shfrytëzuar ashtu siç ka qenë e mobiluar për nxënësit.”

Kështu kujton Azemina Aliu, përfaqësuesja e familjes që lëshoi shtëpinë për ta bërë shkollë. Është një kohë kur qindra mijëra u dëbuan nga shkollat, ndërda shumë të tjerë refuzuan të shkojnë nëpër institucione ku mësohej me plan- program serb.

Në këto kushte në Kosovë, rreth 3 mijë shtëpi, dyqane e bodrume, u kthyen në vendet e dijes. Atje ku mësohej shqip.

Radio Evropa e Lirë ka sjellë disa intervista për një orvatje të organizatave nga Kosova, të cilat janë munduar të risjellin në vëmendje historinë, përmes imazheve virtuale.