“Falë Zotit, mu dha një shans” Rrëfimet e banorëve që i shpëtuan vullkanit

 “Falë Zotit, mu dha një shans” Rrëfimet e banorëve që i shpëtuan vullkanit

Të paktën 20 viktima janë regjistruar deri më tani nga shpërthimi i vullkanit në malin Semeru, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë për dhjetëra të zhdukur.

Vullkanit shpërtheu pak ditë më parë dhe forca e tij shkatërruese ndryshoi thuajse të gjithë ishullin Java në Indonezi.

Një prej të mbijetuarve që arriti t’i shpëtojë mrekullisht mbytjes dhe llavës, e tregoi kështu tmerrin që përjetoi.

“Kur zbrita nga kamionçina sime, shkela në llavë. Vrapova dhe arrita të ngjitem në tarracën e një banese. Hiri vullkanit dhe tymi ishin mbytës. Për afro 15 minuta mu duk sikur nuk merrja dot më frymë… nuk e di. Por falë Zotit (Alhamdulillah) mu dha një shans (për të jetuar)”-tregoi banori i ishullit. (shiko videon më poshtë)

“Shtëpia jonë u shkatërrua, fëmijët i kam fare të vegjël, ndësa im shoq nuk ndodhet këtu… na nduhet ndihmë, me të vërtetë na duhet ndihmë”-tregoi një grua në lot.

Indonezia ndodhet në “Rrethin e Zjarrit” të Paqësorit, atje ku pllakat kontinentale bashkohen, një vend ku aktiviteti sizmik dhe vullkanit është tepër i lartë.