Fotolajm/ Një gjest bamirës në mes të shiut në Tiranë, burri i dhuron xhupin nevojtarit

 Fotolajm/ Një gjest bamirës në mes të shiut në Tiranë, burri i dhuron xhupin nevojtarit

Është përherë një moment i bukur, kur përballesh me një njeri që ndihmon një tjetër në nevojë. Aq më mirë kur shohim sesi shqiptarët ndihmojnë shqiptarët.

Njëlloj siç tregon kjo foto e përcjellë nga një qytetar në portalin JOQ, teksa thotë se burri në motorr ndaloi dhe i dha xhupin e tij nevojtarit, i cili qëndronte në mes të shiut në Tiranë.

“… ky burri me motorr i dha ketij lypesit xhupin e tij pasi ai ishte shtrire dhe pa bluze. Pra njerezit pavaresisht puneve te tyre kan kohe dhe per xheste te ngrohta si ky qe sapo deshmova une. Flm”.