Gjesti i bukur i qytetarit nga Mali i Zi për muajin e Ramazanit

 Gjesti i bukur i qytetarit nga Mali i Zi për muajin e Ramazanit

Blerja e ushqimeve me listë nuk është veçse një fenomen që e gjen në Shqipëri. Një qytetar nga Mali i Zi që jeton në mërgim, ka vendosur të bëjë një gjest të bukur në anonimat të plotë.

Media vendase shkruan se ai ka komunikuar me një dyqan në Bar të Malit të Zi dhe i ka kërkuar pronarit t’i dërgojë të gjitha borxhet që ai ka prej njerëzve që kanë blerë me listë.

Më dërgoni shumën, pa emrat e borxhlinjve, të cilët kanë qenë në borxh me dyqanin tuaj”, ka kërkuar qytetari dhe më pas ka paguar shumën.

Sipas medias vendase, dhuruesi anonim ka dashur të bëjë të lumtur bashkëqytetarët gjatë muajit të Ramazanit. Borxhet u janë paguar të gjithëve, pa dallim të përkatësisë fetare apo kombësisë.

Një gjest i bukur ky, nga një besimtar musliman