Një person hyn me makinë në sheshin “Skënderbej”, dhjetëra qytetarë rrezikojnë jetën

 Një person hyn me makinë në sheshin “Skënderbej”, dhjetëra qytetarë rrezikojnë jetën

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të dielë në sheshin “Skënderbej”, ku një i ri ka arritur të hyjë në shesh me makinë, duke rrezikuar jetët e dhjetëra qytetarëve.

Mësohet se i riu ende i paidentifikuar, ka hyrë nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ka vënë në rrezik personat që kalonin atje pasi makina ka qenë me shpejtësi të lartë

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka ndodhur, teksa ka qenë një grup qytetarësh të cilët kanë arritur ta neutralizojnë të riun.