Ky është djali që ndaloi çmendurinë në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë

 Ky është djali që ndaloi çmendurinë në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë

Një makinë hyri këtë të dielë në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë duke rrezikuar jetët e shumë qytetarëve.

Ky është i riu i cili arriti të ndalë këtë çmenduri. Klodi quhet dhe për median u shpreh se makina po drejtohej nga njerëzit duke i rrezikuar jetën. I riu është hedhur në ajër me të dyja këmbët, duke goditur shoferin. Më pas një grup njerëzish kanë mundur ta neutralizojnë, derisa oficerët e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

“Erdhi një makinë e aksidentuar drejt turmës së njerëzve në një mënyrë shumë të rrezikshme. Iu hodha me të dy këmbët në xham, nga dera e pasagjerit, dhe e neutralizova për momentin. E mbajtën qytetarët, policia, se di kush ka qenë tjetër. Hedhjen nuk e di si e bëra. E ndjeva, e bëra. Me shtyu jeta e njerëzve të pafajshëm, nuk meriton askush që të vdesë në sheshin Skënderbej pa asnjë arsye. I kam rënë me dy këmbët në fytyrë dhe është shtrirë pastaj e kanë kapur. Makina ishte në ecje.”, tha për median i riu që ndaloi shoferin.

(Momenti kur Klodi neutralizon shoferin/ Video e publikuar nga News24)

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shoferi ka qenë nën efektin e narkotikëve