Gjesti i një babai… 60 km ecje për djalin e ndjerë dhe për një mision bamirës

 Gjesti i një babai… 60 km ecje për djalin e ndjerë dhe për një mision bamirës

Babai i një të riu i cili ndërroi jetë nga arresti kardiak, ka zgjedhur të kryejë afro 60 km (29 milje) ecje në nder të të birit, pikërisht në ditën kur djali i ndjerë do të mbushte 29 vjeç.

Adam Redfern, nga Britania, humbi jetën teksa bënte vrap në muajin mars (2021). I shkatërruar nga dhimbja për humbjen e të birit, 59 vjeçari Ian Redfern vendosi që të ndjekë shembullin e hobin e të birit për ecje e vrap, duke përshkruar një distancë prej 29 miljesh në nder të tij.

Por ecja e 59 vjeçarit nuk do të bëhet vetëm për nder të të birit, por edhe si një mundësi për të mbledhur donacione, para të cilat do të shkojnë si një fond për institucionet shëndetësore e kurse për të mësuar njerëzit sesi të mund të kryejnë ndihmën e parë apo ndihmën e shpejtë në raste të emergjencës.

“Djali im ishte shumë sportiv, përherë aktiv dhe me sens humori… doja ta bëja këtë (ecjen) për tim bir, i cili iku tragjikisht për shkak të problemeve me zemrën, probleme që nuk u kapën në kohë. Unë e time shoqe menduam që të bëjmë diçka të mirë dhe të ndanim (ditën e ditëlindjes së djalit të ndjerë) me disa prej miqve të Adamit.”-tregoi 59 vjeçari.

Deri më tani e prej kësaj historie prekëse, janë mbledhur afro 23 mijë paund, të cilat do të shkojnë për t’i shpenzuar në rritjen e ndërgjegjësimit për problematikat e sëmundjes së zemrës, çështje që ia morën të birin këtij 59 vjeçari, para kohe…

Akti i të moshuarit u bë po ashtu edhe për të rritur ndërgjegjësimin tek të rinjtë, se edhe ata mund të vuajnë nga probleme të zemrës, të cilat nuk duhen kurrsesi të neglizhohen. Kjo histori prekëse e gjesti i kësaj familje zemërthyer nga humbja e të birit, arriti të mbledhë afro 23 mijë paund donacione të cilat do të shkojnë për qëllime të mira e në ndihmë të njerëzve