Gjesti përlotës i një 3 vjeçareje! Një tufë me lule për familjen Gushi, shuar në aksident

 Gjesti përlotës i një 3 vjeçareje! Një tufë me lule për familjen Gushi, shuar në aksident

Një i ri së bashku me mbesën e tij tre vjeçe, kanë ndaluar në vendin ku ndodhi aksidenti që shuajti një familje të tërë.

Kjo vogëlushe mbante në dorë një tufë me tulipanë, të cilët i ka vendosur pikërisht në vendin ku ndërruan jetë Eduardi, Silvana dhe dy vajzat e mitura të çiftit.

Ndërkohë për median, i riu dha këtë mesazh, veçanërisht për shoferët e rinj.

“Jemi thjeshtë rastësisht, kaluam, e menduam si gjest. Mbesa i pa fëmijët, po tregonim dje ngjarjen dhe ajo e kuptoi dhe filloi duke qarë dhe tha se shoferët duhet të ecin avash. Edhe unë kam ecur ndonjëherë shpejt, për ndonjë urgjencë, po tani e mbrapa duhet të ecim avash, të komandojnë veten, sepse ja çfarë ndodh. Nuk duhet të ndodhte kështu“, tha ai.

Një prej gazetarëve e pyet vogëlushen: Si duhet të ecin shoferët?

Dhe vogëlushja përgjigjet :Të ecin avash