Zhytësja gjen shishen me një letër të 1926… një 74 vjeçare i tregon se ka gjetur letrën e babait të saj

 Zhytësja gjen shishen me një letër të 1926… një 74 vjeçare i tregon se ka gjetur letrën e babait të saj

Xhenifer Douker ka në pronësi një anije përmes së cilës udhëton në ujërat e një lumi në Miçigan dhe ofron zhytje (scuba diving). Në një prej ditëve të zakonshme të punës, ajo arriti të gjejë një shishe të vogël në shtratin e lumit. Fillimisht mendoi se shishja ishte boshe, por kur doli nga uji, vuri re se në brendësi kishte një letër.

Letra ishte thuajse e shkatërruar, por Xhenifer arriti ta hapë me kujdes përmes një piskatoreje. Letra ishte e vitit 1926 dhe në të shkruhej:

“Për njeriun që e gjen, a mund t’ja dërgoni këtë letër Xhorxhit (George Morrow Cheboygan) dhe t’i thoni se ku e gjetët?”

Xhenifer e postoi letrën në rrjetet sociale, pa e ditur se fotoja do të bëhej virale dhe do të ishin qindra- mijëra njerëz që do ta shihnin. Disa ditë më tutje një grua e mori në telefon zhytësen. Gruaja quhej Mishel dhe ishte 74 vjeçare. E moshuara i tregon Xheniferit se letra ishte shkruar nga i ati, në muajin e ditëlindjes së tij të 18. Ajo kishte njohur shkrimin e të atit (i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë), i cili shpesh herë i linte letra apo mesazhe surprizë të tjerëve.