Shikoni se çfarë katastrofe shkakton fansja në “Tour de France”

 Shikoni se çfarë katastrofe shkakton fansja në “Tour de France”

Një fanse, e emocionuar për të dalë përpara kamerave të televizionit me një pankartë në duar, u bë shkas për një incident të shumëfishtë gjatë garës së famshme të çiklizmit, “Tour de France”.

Ishin momentet e nisjes së fazës së parë të Turit të Francës, kur spektatorja i zë rrugën njërit prej çiklistëve me trupin e pankartën që mbante në duar. Mjaftoi që njëri prej çiklistëve të rrëzohej, që të tjerët të rrezoheshin si ‘birila’ pas tij.

Shikoni këtë video të postuar nga media e huaj dhe rrjetet sociale