“Të lutem, mos më lë vetëm” Rrëfimi i të riut që shpëtoi fëmijën nga rrënojat e tragjedisë në SHBA

 “Të lutem, mos më lë vetëm” Rrëfimi i të riut që shpëtoi fëmijën nga rrënojat e tragjedisë në SHBA

Nikolas Balboa po i bënte xhiro qenit të tij në vijën e bregdetit, kur dëgjoi një zhurmë të madhe. Mendoi se ishte një vetëtimë e fortë. Çoi qenin në shtëpi dhe doli sërish jashtë. Qindra njerëz kishin pushtuar rrugën, teksa aty pranë një ndërtesë e lartë ishte rrëzuar.

(Momenti i rrëzimit të godinës, publikuar nga abc7

Ende nuk kishin ardhur zjarrfikësit. Kishte tym kudo në ajër. Teksa Nikolas nis të shkrepë disa foto me celularin, dëgjon një zë që thërret. Dukej si zëri i një fëmijë. 31 vjeçari u ngjit aty pranë një grumbulli me rrënoja.

“Bërtit, që të mund të ndjek zërin”-thërriti Nikolas. Pak momentet më pas, i riu pa një dorë që po valëvitej jashtë grumbullit të pasamë të rrënojave.

31 vjeçari shkon pranë fëmijës, i quajtur Xhonah. Fëmija pyeste për nënën. Kishte qenë në banesë me të në momentin kur ndërtesa ra në tokë. Aty erdhi dhe një burrë tjerër dhe së bashku me 31 vjeçarin, të dy nisën të lëvizin rrënojat. Orvatja e tyre ndaloi shpejt, shumë prej rrënojave ishin tepër të rënda për t’u lëviur.

“Vij shpejt, po shkojë të kërkoj ndihmë”- i tha Nikolas të miturit, ndërsa ky i fundit qante “Të lutem mos më lër, të lutem mos ik”

31 vjeçari i kujton momentet e trishta, teksa vijon rrëfimin e tij për Associated Press.

“Ai djalë ishte i tmerruar, zëri i tij e përcillte frikën, e faktin se nuk po shihte të ëmën”

Me ardhjen e zjarrfikësve, fëmija u shpëtua, por nëna e tij fatkeqësisht jo. Video e tij duke dalë nga rrënojat, u përcolll në të gjithë globin.

“Kur hapa derën e dhomës së gjumit, pashë që ndërtesa ishte shembur”

Berri Kohen dhe e shoqja po flinin gjumë në dhomën e tyre. Berri u zgjua nga një zhurmë e fortë. Fillimisht mendoi se ishte një vetëtimë. U çua për të dalë nga dhoma e gjumit. Kur hapi derën dhe bëri për t’u nisur në holl, gjeti para vetes një mal me rrënoja e shtëllunga tymi.

Çifti i të moshuarve fatmirësisht i shpëtoi ngjarjes tragjike, pasi nuk ndodheshin në pjesën e ndërtesës që kolapsoi.

Të dy u munduan të gjejnë shkallët për të zbritur, por ishte e pamundur. Iu desh të prisnin ardhjen e zjarrfikësve dhe largimin nga ndërtesa falë një vinçi.

159 persona të humbur, të paktën 4 të vdekur të konfirmuar

Ky është bilanci i deritanishëm i ngjarjes tragjike që ndodhi në Florida, mbrëmjen e të enjtes. Në rrënojat e godinës 12 katëshe, po punojnë ditën dhe natën dhjetëra forca zjarrfikëse, të cilët ende nuk e kanë humbur shpresën, se do të gjejnë njerëz të gjallë nën rrënoja.

Ndërkohë qindra njerëz të tjerë presin me ankth nëse në lajme do të dalë emri i të dashurve të tyre. Jo shumë larg zonës ku ndodhi tragjedia, janë vendosur dhe fotot e personave të humbur, 159 prej tyre.

Një pamje e trishtë, që të kujton nëntorin e tërmetit dhe vuajtjet e mëdha që pasuan natën e 26 të atij muaji.

Foto e percjelle nga Reuters

Përpjekjet po bëhen nga të katra anët. Shumë njerëz kanë shpresa. Rejçël; Spigal i tha AP-së se “po lutet për një mrekulli”, teksa nëna e saj është një ndër personat e zhdukur.

Por ka të tjerë që i kanë humbur shpresat. “Ka kaluar shumë kohë” tha për AP, Xheni Ugarte, e cila pret me ankth të marrë vesh lajme për shoqen e saj të ngushtë, po ashtu e humbur mes rrënojave.

Një raport i 2018, që paralajmëronte tragjedinë

Vetëmë këtë të shtunë në mediat amerikane si dhe ato botërore, u hodh dritë në lidhje me shkakun që solli tragjedinë në Florida. Një inspektim i vitit 2018 në ndërtesë, solli në vëmendje se pjesë të katit të parë të godinës mbaheshin nga një dysheme betoni që kishte ‘dëme madhore strukturore” dhe që duhej të riparohej plotësisht. Po ashtu në raport vihej në dukje se kishte krisje e thyerje të shtyllave të betonit.

Për CNN, një ekspert u shpreh se rrëzimi ka ardhur për shkak të dështimit të kolonave.

“Ai kolapsim, është një rast tipik i dështimit të kolonave mbajtëse. Thënë ndryshe, godina mbahej nga një seri kolonash dhe nëse këto të fundit dështojnë, atëherë ndërtesa bie”- tha Kit Miyamoto, një inxhinier strukturor në një komisionin të shtetit.