Italia kualifikohet në çerekfinalet e Euro 2020 duke thyer një rekord 82 vjeçar

 Italia kualifikohet në çerekfinalet e Euro 2020 duke thyer një rekord 82 vjeçar

Italia ka mundur të dalë fitimtare në përballjen me Austrinë, me rezultatin 2-1 dhe pas 120 minutash ndeshje.

Skuadra e drejtuar nga Mancini ka thyer dhe një rekord pas 82 vitesh. Me fitoren që i kualifikon për në fazën tjetër të Euro 2020, Italia shënon 31 ndeshje radhazi e pamposhtur, një rekord që nuk thyhej prej 82 vitesh.

90 minutat e ndeshjes nuk i mjaftuan asnjë prej skuadrave. Italia e Austria shkuan në minutat shtesë më rrjeta të paprekura.

E para që shënoi ishte Italia, falë Federico Chiesa-s. Goditjen e dytë e dha Pessina, ndërsa Austria mundi të shënojë një gol falë Kalajdzic.

Në ndeshjen çerekfinale, Italia do të përballet me fituesin e përballjes Belgjikë – Portugali.