Golat e ndeshjes Gjermani- Hungari, Goretzka ‘shpëton’ gjermanët

 Golat e ndeshjes Gjermani- Hungari, Goretzka ‘shpëton’ gjermanët

Për pak sa humbën mundësinë për të kaluar grupin e ‘ferrit’, por në përfundim të ndeshjes, Gjermania arrin të dalë në vendin e dytë. Gjithçka falë golit të Goretzka, i cili barazoi në minutat e fundit të ndeshjes rezultatin me Hungarinë, e mbetur tashmë jashtë Euro 2020.

Përballja mes Gjermanisë e Hungarisë ka sjellë spektakël dhe të papritura. E para që shënoi ishte Hungaria. Sallai harkoi në zonë dhe Szalai nuk humbi shansin për ta çuar përpara Hungarinë.

Gjermania humbi raste, por me të filluar pjesa e dytë, ishte Havertz ai që barazoi ndeshjen dhe riktheu në lojë gjermanët.

Vetëm pas një minutë, Hungaria shënon sërish, duke hedhur ‘përtokë’ shpresat e Gjermanisë. Golin e shënoi Shafer. Do duhej të vinte minuta e 84, që Leon Goretzka të shpëtonte gjermanët me golin e barazimi.

Gjithçka përfundoi me kaq, 2 me 2, një rezultat që çon Gjermaninë në vendin e dytë të grupit dhe drejt fazës tjetër

Ndërkohë në këtë foto të mëposhtme, mund të shikoni se cilat do të jenë ndeshjet e fazës tjetër të Euro 2020.