Portugali- Francë përmbyllet barazim, 4 golat i shënojnë dy ish shokët e skuadrës

 Portugali- Francë përmbyllet barazim, 4 golat i shënojnë dy ish shokët e skuadrës

Ndeshja mes Francës e Portugalisë është mbyllur me rezultat të barabartë. ‘Gjelat’ kësisoj dalin në raundin tjetër si liderët e grupit të ‘ferrit’, ndërsa Portugalia si e treta pas Gjermanisë.

Ndeshja dhuroi adrenalinë dhe spektakël, ndërsa dy futbollistët që shënuan të 4 golat ishin dy ish- shokë skuadre, Cristiano Ronaldo e Karim Benzema.

Të parët që shënuan ishin portugezët me kapitenin, i cili nuk gaboi nga pika e 11 metërshit. Rezultati u barazua po nga 11 metërshi, kësaj here nga Benzema.

Në pjesën e dytë Franca rimerr avantazhin. Përmes një asisti të Pogba në minutën e ’47, Benzema çon sërish topin në rrjetë.

Në minutën e ’60, Ronaldo merr sërish një penallti, të cilën nuk e humb.

Ndeshja përfundon kështu me rezultatin 2 me 2.

Ndërkohë në këtë foto të mëposhtme, mund të shikoni se cilat do të jenë ndeshjet e fazës tjetër të Euro 2020.