Si po i dëmton fëmijët shqiptarë përdorimi i telefonave, 7 në 10 të mitur probleme me sytë

 Si po i dëmton fëmijët shqiptarë përdorimi i telefonave, 7 në 10 të mitur probleme me sytë

Qëndrimi me orë të tejzgjatura nëpër ekranet e telefonave, ipadëve e kompjuterit po sjell dëme serioze në shikimin e thuajse të gjithë neve, por në veçanti tek fëmijët e vegjël.

Sipas mjekëve okulsitë, problemi është shqetësues sidomos tek moshat e vogla 3-10 vjeç. Një mjeke okuliste tregon se në Shqipëri 7 në 10 fëmijë (të moshave 6-7 vjeç, që regjistrohen për herë të parë në shkollë) rezultojnë të kenë probleme apo shqetësime me sytë.

“Sapo bëra një vizitë dhe doli që ajo vajza mitur duhej të përdorte syze sepse nuk e kishte mirë shikimin. Nëse marrim 10 fëmijë që vijnë për vizitë për t’u regjistruar në klasën e parë, nga këto 7 dalin me probleme të refraksionit. Këto probleme korrigjohen pasi nuk i quajmë patologji, por i quajmë defekt i përthyerjes së rrezeve të dritës.

Me kontrollin e fëmijëve nga mosha 4-7 vjeçe, ne parandalojmë probleme  që mund të ndodhin më mosha më të mëdha, siç është ambliopia. Çfarë është ambliopia, ajo është siç themi dembelizmi i syrit. Pra nëse një fëmijë nuk kontrollohet dhe nuk kapet në momentin e duhur problemi, atëherë ky fëmijë në moshën 18 vjeçare do të vijë me një sy dembel që nuk sheh mirë dhe një tjetër që sheh në rregull.”-tha në intervistë për median, mjekja okulsite, Dr. Zhuka.

Mjekët rekomandojnë që prindërit të kenë kujdes dhe të kufizojnë në orare përdorimin e telefonave nga fëmijët, njëlloj po ashtu dhe qëndrimin para ekraneve (cel, ipad, tv, etj)