Brenda qytetit të librarive dhe dijeve të lashta

 Brenda qytetit të librarive dhe dijeve të lashta

Këtu jemi në kontinentin afrikan. Përballë rërës, nxehtësisë dhe shkretëtirës shtrihet një qytet i vjetër, i shekullit të VIII. Dikur ishte një vend ku mblidheshin dijetarët muslimanë të të gjithë zonës.

Quhet Chinguetti (Shingeti). Në këtë qytet, ku kishte udhëkryqe të rrugëve të karvanit e pelegrinazhit, ndodheshin mëse 30 librari, një pasuri e madhe e dijes për shkencën, astronominë, matematikën, mjekësinë e shumë të tjera fusha të mendjes.

Tashmë qyteti është thuajse i braktisur. Pavarësisht, ka ende librarë që ruajnë libraritë me librat e lashtë. Njëri prej tyre është Seif al Islam, i cili tregon për median e huaj sesi lindi qyteti, çfarë perlash përmban dhe se në çfarë gjendje ndodhet tani.

Foto e shkeputur nga kronika e BBC

“Shingeti është një oaz i lashtë, krijuar në shekullin e 8-të. Qyteti ndodhej pranë një rruge karvani e një rruge pelegrinazhi. Të parët tanë shkruajtën libra e manuskripte për një sërë çështjesh, për religjionin, astronominë e astrologjinë. Në kohët e arta, në Shingeti kishte më shumë se 30 librari në qytet.”- tregon Seif al Islam.

Foto e shkeputur nga kronika e BBC

Janë pikërisht këto dyer të vogla të drunjta, të cilat vijojnë ende të ruajnë brenda mijëra libra të lashtë

“Ky është një libër i lashtë shkencor për astronominë. Këtu mund të shihni konstelacionet e peshores dhe gaforres. Dijetarët muslimanë e dinin që në atë kohë se Toka ishte e rrumbullakët dhe rrotullohej, shumë kohë përpara Kopernikut e Galileut.”– pretendon librari.

Qyteti në atë kohë shërbente si një vend ‘grumbullimi’ për dijetarët e shkencës, mjekësisë, matematikës (etj) në pjesën perëndimore të Afrikës.

Por Shingeti tashmë është kthyer në një qytet të braktisur, thuajse i lënë në harresë. Kjo për shkak të kushteve të vështira që sjell shkretëtira e Saharasë dhe nevoja e shumë familjeve për të patur një jetë më të lehtë. Seif al Islam shpjegon:

“Në harkun kohor nga 1933 deri në 1995, pati një eksod masiv nga qyteti. Shumë familje u larguan drejt qyteteve më të mëdha. Fatkeqësisht, shumë prej këtyre familjeve morën me vete librat e lashtë që ruheshin nëpër librarirë e qytetit. Tani këtu kanë mbetur vetëm 12 librari dhe vetëm 6 prej tyre janë të hapura.

Shumë libra kanë humbur për shkak të kushteve atmosferike. Shumë manuskripte janë prishur nga kafshët apo fëmijët”

Foto e shkeputur nga kronika e BBC

Të zotëroje një librari në këtë qytet të lashtë ishte një shenjë e statusit të lartë dhe jo një biznes për të shitur libra (siç jemi mësuar të shohim sot nëpër libraritë e qyteteve).

Po tani çfarë po ndodh me këtë qytet të braktisur, që dikur shërbente për akumulimin e dijes. Shikoni këtë video të publikuar nga BBC