Pamje të rralla, ‘miqësia’ e një pensionisti 80 vjeçar me pëllumbin që shpëtoi në rrugë

 Pamje të rralla, ‘miqësia’ e një pensionisti 80 vjeçar me pëllumbin që shpëtoi në rrugë

Kur 80 vjeçari Xavier Bouget (Ksavier Burzhe) del për xhiro me biçikletë, mbi kapelën e tij qëndron një pëllumb i bukur i bardhë. Kur shkon të punojë tek punishjtja e tij, pëllumbi i qëndron pranë dhe po ashtu kur shkon të vadisë në kopshtin e tij, pëllumbi sërish pushon në shpatullën e tij.

Ky pensionist çuditërisht ka arritur të ‘miqësojë’ pëllumbin, të cilit i ka vënë emrin Blanshon (Blanchon).

I moshuari tregon për Reuters se e pa për herë të parë Blanshonin kur ishte fare i vogël. Kishte rënë nga një pemë pranë shtëpisë së tij. 80 vjeçari e pa por nuk e ndihmoi. Shkoi në shtëpi duke menduar “një tjetër krijesë e kësaj bote, që kalon një ditë të vështirë”

Burri i tha të shoqes dhe ishte kjo e fundit e cila e pyeti se përse nuk e mori zogun. Kësisoj burri u rikthye sërish jashtë.

“Në shtëpi erdha me Blanshonin, duke e mbajtur në xhep”-tha i moshuari.

Që nga ajo kohë, pëllumbi nuk është larguar nga pensionisti. Shumë njerëz e pyesin të moshuarin sesi ka arritur të ‘zbusë’ zogun, e në përgjigje ai tha se nuk ka ndonjë ‘hile’ apo ‘marifet’ të veçantë.

“Çdo njeri mund të krijojë një raport me një kafshë, mjafton që ti respektojnë kafshët për atë që janë, krijesa të gjalla që ndajnë këtë botë me ne. Thjesht duhet të jesh i duruar, për të kuptuar sesi kafshët jetojnë dhe të adoptohesh me këtë, kjo sepse edhe ata do të adoptohen me ty më tutje”-tregoi i moshuari për Reuters.