Gruaja ndihmon shqiptarin e pastrehë në SHBA, mundohet të mësojë shqip dhe t’i gjejë një punë

 Gruaja ndihmon shqiptarin e pastrehë në SHBA, mundohet të mësojë shqip dhe t’i gjejë një punë

Edhe kur dy njerëz flasin dy gjuhë të ndryshme, nuk ka nevojë për fjalët që të kuptosh një akt mirësie.

Kështu ndodh në La Mesa, Kaliforni. Një grua e quajtur Michelle Margott, prej kohësh tashmë ndihmon me çfarë të mundet një burrë të pastrehë, i cili është shqiptar. E quajnë Gjok dhe ky burrë jeton poshtë një ure.

“Ajo që shoh unë është një burrë i mirë. Ndjeva nevojën për ta ndihmuar”-thotë Mishel për median e huaj.

Së fundmi Mishel ka sjellë një kuti të madhe me rroba dhe të tjera sende për higjienën. Thuajse përditë i sjell ushqim dhe kujdeset për të pastrehun. Sesi ka mbetur rrugëve ky shqiptar, kronika e përcjellë në median e huaj nuk e tregon.

Por nga ana tjetër, vihet në dukje se Mishel mundohet të mësojë disa fjalë shqip përmes një aplikacioni (për përkthimin e gjuhës shqip-anglisht).

Gjoka është në moshë dhe sipas Mishelës, një njeri i buzëqeshur, që nuk ka asnjë ves të keq, dhe një njeri i sjellshëm.

“Sikur të flisja sadopak shqip”-thotë e buzëqeshur Mishele. Ishte kjo e fundit e cila kërkoi median që të vinte atje, për të sensibilizuar sa më shumë njerëz. Thotë se vetë ka qenë papunë dhe do të ndihmojë Gjokën, që të mund t’i gjejë një punë.