Harta interaktive, dëborë, reshje shiu dhe i ftohtë! Si paraqiten kushtet në rrugët e Shqipërisë

 Harta interaktive, dëborë, reshje shiu dhe i ftohtë! Si paraqiten kushtet në rrugët e Shqipërisë

Reshjet e dendura përgjatë natës dhe këtë të shtunë kanë shkaktuar një sërë përmbytjesh në jug të vendit. Ura e Mesapikut në Selenicë është jashtë funksionit dhe e bërë e pakalueshme për shkak të reshjeve.

Lumi Vjosa ndërkohë është fryrë ndjeshëm, duke kapur në disa zona nivelin e afro 6 metrave thellësi.

Reshjet e dëborës ndërkohë kanë pushtuar zonat juglindore e veriore të vendit. Në Kukës policia i është drejtuar me thirrje drejtuesve të automjeteve, pasi për shkak të borës e ngricave një sërë rrugësh kalohen me vështirësi.

Qafe Thore, ku debora ka kapur 1.5 m trashesi

“Territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje bore duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e  automjeteve.

Aksi rrugor Kukës -Arrën i bllokuar; Aksi rrugor Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, i kalueshëm me paisje dimërore;  Aksi rrugor Kukës -Shëmri i kalueshëm me paisje dimërore; Aksi rrugor Kukës- Qaf Tobli, Krumë, i kalueshëm me paisje dimërore;  Aksi rrugor Bajram-Curri -Valbonë i kalueshëm me paisje dimërore; Aksi rrugor Bajram-Curri -Lekbibaj i kalueshëm me paisje dimërore.”-njoftoi policia.

Në Dardhë ka e zonat juglindore malore ka patur po ashtu reshje dëbore. Trashësia e dëborës në Dardhë ka kapur 35 cm.

Dëborë ka rënë dhe në Pogradec, ku trashësia varion deri në 10-25 cm.

Akset rrugore

Autoritetet Rrugor Shqiptar ka referuar mbi gjendjen e kalueshmërisë në rrugët nacionale.

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb, kjo e shtunë pritet të sjellë një mot me reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin. Në zonat malore pritet vijimi i reshjeve të dëborës, ndërsa temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Pritet që temperaturat të njohin ulje gjatë mesditës e më tutje, duke variuar nga minus 2 gradë celcius në 13 gradë celcius.

Vetëm gjatë orëve të pasdites pritet një përmirësim i kushteve të motit dhe herë pas here do të ketë pauza të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 65km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 5 ballë.

Harta interaktive e motit