Historia e trishtë e një babai… shkoi në Siri të gjejë të birin, mbeti vetë atje

 Historia e trishtë e një babai… shkoi në Siri të gjejë të birin, mbeti vetë atje

Kjo është historia e trishtë e dy prindërve, të cilët ndoqën të birin pasi mësuan për largimin e tij drejt Sirisë, atje ku djali kishte shkuar të luftonte për ISIS.

Idajeti, djali i Ali e Ruzhdie Balliut, mbaroi shkollën profesionale në Vlorë. Në 2013, prindërve u tha se do të ndiqte studimet e larta në Arabinë Saudite. Por atje nuk shkoi kurrë. Idajeti u nis në Siri, ku iu bashkua një grupi të ISIS, të drejtuar në atë kohë nga Lavdrim Muhaxheri. Gjatë luftimeve në Alepo (viti 2015), Idajeti mbeti i plagosur rëndë. Me të mësuar lajmin, prindërit e tij u nisën drejt Sirisë për të birin. Djalin e gjetën në spital, i cili pas dy javësh qëndrim aty ndërroi jetë. Babai i Idajetit, Aliu, e varrosi me duart e veta të birin.

Por që nga ajo kohë, burrë e grua mbetën në Siri, në pamundësi për t’u kthyer. Në një intervistë për abcnews, vëllai i Aliut, Tahiri, tregoi:

“Më kanë treguar se tre herë janë nisur të kthehen, pasi ju vdiq djali, por i kapën dhe nuk i linin. Kur i grumbulluan ju morën dhe pasaportat dhe kartat e identitetit.”

Më tutje burrë e grua përfunduan në kampin e Al Holit, atje ku u ndanë mes tyre. Ruzhdia u riatdhesua në muajin gusht të vitit të kaluar me tre gra e disa fëmijë, por Aliu, mbeti atje. Familjarët e tij nuk mësuan gjë për fatin e tij për shumë kohë, derisa muajt e fundit panë disa foto, që tregojnë se 67 vjeçari është ende gjallë.

“Na erdhi një fotografi që në të paktën kemi kënaqësi që e kemi parë vëllain dhe që është gjallë. Na u tha që kurdët e kanë kapur prapë dhe nuk dimë në ç’kamp e kanë çuar. Kemi kënaqësi që na e sollën kunatën por kërkojmë të vijë dhe vëllai. Në rast se ka detyrime ndaj shtetit le të dënohet ta kryejë këtu, jo aty se nuk është jeta normale. Shteti të bëjë të pamundurën të na i kthejë.”-tregoi Tahiri.

Aliu kurrë nuk qe pjesë e ndonjë celule të ISIS, por shkoi atje në orvatje për të shpëtuar djalin. I vëllai, Tahiri, tregoi se çfarë i ka treguar Ruzhdia pas kthimit në Shqipëri.

“Më ka thënë atë që kemi hequr atje t’ia tregojmë natës, aq shumë kemi vuajtur. Kërkesa e saj është që të vijë dhe i shoqi