Historia inspiruese e një atleti, gjesti përlotës i të atit dhe 65 mijë duartrokitje

 Historia inspiruese e një atleti, gjesti përlotës i të atit dhe 65 mijë duartrokitje

Ishte viti 1992 dhe lojërat Olimpike mbaheshin në Barcelonë atë kohë. Atleti britanik Derek Redmond ishte një ndër favoritët për të fituar në garën 400 metra. Gara nisi mirë për të, por në një moment ai fillon të çalojë e rrëzohet. Sprinteri pëson një strapo muskulare në kofshën e djathtë. Derek qëndron për pak në tokë, gjen forcat dhe nis të kërcejë për të përfunduar garën.

Mes dhimbjes e dëshpërimit, prapa tij shihet një burrë që vrapon e fillimisht ndalohet nga një prej forcave të sigurisë. Burri ishte babai i atletit.

Babai ndihmon të birin për të përfunduar garën, ndërsa ky i fundit shpërthen në lot. Një skenë me të vërtetë përlotëse.

Të pranishmit në stadium, afro 650 mijë vetë, çohen të gjithë në këmbë e duartrokasin. Atë ditë Derek Redmond nuk arriti të fitojë medalje, por vullneti i tij për të përfunduar garën dhe gjesti i të atit, mbahen mend sot e kësaj dite, 30 vite më pas.