Historia prekëse…. nëna e 8 fëmijëve të uritur ndan ushqimin që i dhuruan me familjen e fqinjëve

 Historia prekëse…. nëna e 8 fëmijëve të uritur ndan ushqimin që i dhuruan me familjen e fqinjëve

Një pasdite erdhi në shtëpinë tonë një zotëri e na tregoi: Është një familje me 8 fëmijë, bukë nuk kanë ngrënë për shumë kohë. Ju lutem, bëni diçka për ata.

Mora oriz dhe shkova tek ajo shtëpi. Atje ishte nëna dhe fëmijët. Fytyrat e atyre të vegjëlve, sytë u shndërrisnin prej urisë së madhe. Nëna mori orizin prej dorës sime dhe e ndau në dy pjesë. Më tutje doli nga shtëpia.

Kur u kthye në shtëpi e pyeta: Ku shkove, çfarë bëre (me orizin)?

Mu përgjigj e më tha: Ata janë të uritur, si ne

Ajo e dinte se fqinjët në derën ngjitur, ishin të uritur. Më surprizoi shumë fakti se në ato kushte, me urinë e vuajtjet përkrah, ajo e dinte që edhe dikush tjetër ishte i uritur.

Ajo pati guximin e dashurinë për të ndarë ushqimin. Kjo është arsyeja se përse ne kurrë nuk duhet t’i kthejmë kurrizin të varfërve.