I bllokuar në mes të dëborës, babai merr në krahë fëmijën e udhëton 2.5 km në stuhi

 I bllokuar në mes të dëborës, babai merr në krahë fëmijën e udhëton 2.5 km në stuhi

Video e mëposhtme tregoi më së miri se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Attiki Odos, unaza më e madhe rrugore e kryeqytetit grek, atje ku dhjetëra njerëz mbetën të bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës.

Njerëzit mbetën në makina, në të ftohtë e në pamundësi për t’u larguar. Media greke postoi këtë video, e postuar nga një burrë, baba i një fëmije të vogël.

“Me fëmijën mes borës…”-thotë babai, i cili sipas medias së shtetit fqinj, është dashur të ecë të paktën 2.5 km në këmbë, për të dalë nga unaza.