I humbur prej disa ditësh, gjendet i pajetë 23 vjeçari me aftësi të kufizuara

 I humbur prej disa ditësh, gjendet i pajetë 23 vjeçari me aftësi të kufizuara

Mëngjesin e kësaj të enjte polumbarët kanë gjetur të pajetë trupin e një 23 vjeçari me aftësi të kufizuara (shurdh-memec), i cili ishte shpallur në kërkim në fshatin Sqepur të Beratit.

I riu ishte larguar për të mos u kthyer më në shtëpi prej mëse tre ditësh.

Familjarët dyshonin se 23 vjeçari shurdh-memec mund të kishte rënë në ujërat e rezervuarit të fshatit dhe kërkuan ndihmën e polumbarëve për të bërë kërkimet.

Këtë të enjte, është bërë e mundur gjetja e  trupit të 23 vjeçarit, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Beratit për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Ditën e sotme është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit, Sqepur, Dimal, shtetasi Ll. P., 23 vjeç, banues në Sqepur, Dimal.

Shtetasi Ll. P. ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, në datën 14.03.2021.

Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e forcës Renea dhe shërbimet e policisë Dimal kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga rezervuari.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.