I mbetur i bllokuar nga përmbytjet, oficeri i policisë merr në krahë të moshuarin

 I mbetur i bllokuar nga përmbytjet, oficeri i policisë merr në krahë të moshuarin

Një i moshuar mbeti i bllokuar për disa orë si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme. Pavarësisht tentativave për të kaluar zonën e përmbytur me makinë, i moshuari ngec.

Një oficer policie ndërhyn për të ndihmuar të moshuarin. Pasi arrin të hapë derën, i moshuari i frikësuar i tregon se ka pësuar një atak paniku dhe i frikësohet një goditjeje në zemër. Oficeri e merr në krahë dhe e largon nga makina e mbetur në ujë.

Ngjarja ndodhi në një zonë të New Jersey-t, një ndër shumë qytetet e goditura nga uragani Ida dhe reshjet masive të shiut.

Mediat e huaja raportojnë se uragani Ida i ka marrë jetën të paktën 50 personave, ndërda tashmë autoritetet e njerëzit kanë nisur punën për të shpëtuar çfarë humbën.

Shumë qytetarë kanë treguar për median momentet kur janë përballur me stuhinë e fuqishme apo erërat që shkonin në afro 240 km/h.