I mori jetën vogëlushit 8 vjeçar, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

 I mori jetën vogëlushit 8 vjeçar, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Shtëpiza e Klodian Çalamanit, personit që rrëmbeu, vrau e më tutje groposi një 8 vjeçar, është djegur.

Godina ku jetonte 38 vjeçari, i cili pret dënimin nga gjykata, është shkrumbuar thuajse e tëra, bashkë me orenditë. Ende nuk dihet se kush i ka vënë flakën shtëpisë së 38 vjeçarit. Banesa ka qenë e shkretuar pas arrestimit të Çalamanit.

Ky i fundit aktualisht ndodhet në izolim në ambientet e burgimit në Vlorë. Pritet që gjykata të japë masën më të rëndë të dënimit (burgim i përjetshëm), ndërsa familjarët kanë kërkuar rikthimin e dënimit kapital, një kërkesë të cilën e kanë materializuar përmes një peticioni me mbledhjen e firmave të qytetarëve.