I moshuari në Shkodër i merr jetën të shoqes e më pas vetes

 I moshuari në Shkodër i merr jetën të shoqes e më pas vetes

Një ditë e errët për Shkodrën. Krimi në familje, një plagë e madhe në trupin e Shqipërisë sonë, ka shkuar në lagjen ‘Ahmet Haxhia’ të qytetit. Një burrë në moshë, 79 vjeçar, ka vrarë me armë zjarri të shoqen.

Më tutje, në gjendje të rënduar psikologjike, i moshuari i ka marrë jetën vetes. Autoritetet dyshojnë se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por është zbuluar këtë të mërkurë, pas njoftimit të fqinjëve.

Ja çfarë njofton policia për këtë ngjarje kaq të rëndë.

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.