“Për hir të shëndetit tuaj” Mbi 2 mijë raste ditore me Covid në Kosovë, apeli i autoriteteve

 “Për hir të shëndetit tuaj” Mbi 2 mijë raste ditore me Covid në Kosovë, apeli i autoriteteve

Zyrtarisht tashmë mund të thuhet se Kosova po përballet me një valë tjetër të Covid, teksa numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, i ka kaluar 2 mijë raste. Vetëm 10 ditë më parë, numri i infektimeve ditore nuk i kalonte 300 vetë, ndërsa në fillim të muajit gusht numëroheshin jo më shumë se 100 raste ditore.

4 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid në 24 orët e fundit, njoftuan autoritetet e Kosovës. Nga 10.258 testime të kryera, 2110 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid. Shumica dërrmuese e infektimeve të reja i përkasin moshës së re, siç tregon tabela e mëposhtme.

Ndërkohë, numri më i lartë i të prekurve i përket Prishtinës, ndjekur nga Gjilani, Gjakova, Podujeva, etj. (Shiko tabelën më poshtë)

Duke parë rritjen e madhe të infektimeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka dalë me një apel zyrtar për qytetarët, duke njoftuar se shumica dërrmuese e të prekurve janë të infektuar me variantin Delta të virusit.