Infermierja vjen në punë gjatë ditëve të pushimit, për t’i rregulluar flokët pacienteve në spital

 Infermierja vjen në punë gjatë ditëve të pushimit, për t’i rregulluar flokët pacienteve në spital

Për disa pacientë që qëndrojnë shtrirë në spital, ndonjëherë një gjest i vogël mirësie, i sjell buzëqeshjen, i jep një energji të nevojshme pozitive për t’u përballur me sprovën që i ka sjellë aty.

Pikërisht për këtë arsye, kjo infermiere prej disa muajsh tashmë, gjen kohë në ditët e saj të pushimit, për të ardhur sërish në punë e për t’u përkujdesur për pacientet gra. Veçanërisht për ato në moshë të thyer, të cilat nuk kanë fuqinë e nevojshme për t’u kujdesur për veten. Bruk Xhons (Brooke Johns), 40 vjeçe, është infermiere e emergjencës në një prej spitaleve të Las Vegasit në SHBA.

Ajo tregoi për median e huaj se e nisi këtë ‘punë’ në fillim të vitit, kur një mike e saj ishte shtruar në spitalin ku punonte. Mikja e saj ishte prekur ng Covid-i dhe asnjë prej familjarëve nuk lejohej të hynte për ta parë. Kështuqë infermierja përveçse vizitave të punës, i bëri dhe një vizitë ‘estetike’.

“Ajo ishte shumë e pafuqishme e nuk mund të krihte as flokët, kështu që i thashë, a mund tëti kreh unë flokët?” Ia kreva flokët e më pas i bëra disa gërsheta, në mënyrë që të mos bezdisej nga qimet”-thotë infermierja.

Mikja e infermieres u gëzua kur pa veten në një pasqyrë. Një moment i nevojshëm për një njeri të sëmurë, mendoi Bruk, e cila që nga ajo kohë vendosi t’i ofrojë ‘shërbimet’ e saj edhe pacientëve të tjerë, veçanërisht grave të moshuara.

E kësisoj, duket se nëpër korridoret e spitalit u përhap shpejt fjala mes pacientëve, nëse do të donin që t’i rregullonin flokët e tyre. Duke patur shumë ‘kërkesa’ Bruk madje ka lënë dhe ditët e saj të pushimit për të ardhur në spital e për t’u përkujdesur për pacientet e flokët e tyre.

Gjesti i bukur i kësaj gruaje, tërhoqi vëmendjen e medias dhe jo vetëm. Shembulli i saj shtyu të tjera infermiere, që të bënin të njëjtën gjë për pacientet e tyre